PD: Investimet ne Tirane jane minimale - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Megjithëse, ne, banorët e kryeqytetit jemi qytetarët që paguajnë më shumë taksa se çdo qytetar tjetër i Shqipërisë, investimet në Tiranë për përmirësimin e jetës së përditshme janë minimale. Vetëm 14 milionë dollarë ka shpenzuar Erion Veliaj për shtrimin e rrugëve, trotuarëve, ndriçimin e lagjeve, për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe për infrastrukturën në tërësi të qytetit, e cila është në një gjendje të mjerueshme. Po ku shkon pjesa më e madhe e taksave të qytetarëve të Tiranës? Të dhënat zyrtare të buxhetit të bashkisë tregojnë se 48 milionë dollarë përdoren për rrogat e punonjësve të bashkisë së Tiranës, e cila rezulton të jetë një nga institucionet me administratën më të fryrë. Janë rreth 7 mijë njerëz që punojnë për Erion Veliajn, që do të thotë se, që kur mori pushtetin e ka dyfishuar numrin e rrogatarëve të paguar me taksat e qytetarëve.

Category

📺
TV

Recommended