RTV Ora – Delegacioni holandez vjen në Tiranë, nuk flasin për çështjen e vizave

  • 5 years ago
#rtvora
Në kulmin e debateve për çështjen e vizave një delegacion holandez ka vizituar Shqipërinë ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të Parlamentit dhe qeverisë.

Gjatë një konference për mediat, deputeti Han Mulder deklaroi se në këtë vizitë nuk është folur për votën e shumëdebatuar, por tha se kjo pikë do të jetë në agjendën e një vizite kthimi që një grup nga Parlamenti i Shqipërisë do të kryejë në Holandë.

Përfaqësuesi i delegacionit holandez: Ne jemi të informuar dhe të ndërgjegjshëm që votimi iu Parlamentit Holandez në lidhje me liberalizimin e vizave ka tërhequr shumë vëmendjen në Shqipëri. Më lejoni t'ju them që kjo nuk ka qenë arsyeja e vizitës tonë dhe as ka qenë një temë që ne e kemi trajtuar në takimet që patëm. Kjo çështje do të jetë një nga çështjet e agjendës gjatë vizitës së parlamentit shqiptar në Holandë në fund të këtij muaji.

Përsa i përket një vendimi në lidhje me hapjen ose jo të negociatave me BE-në, deputeti u shpreh se është në dorë të KE që të bëjë një raport me rekomandim për Shqipërinë.

Përfaqësuesi i delegacionit holandez: Më lejoni të falënderoj parlamentin shqiptar, qeverinë, opozitën dhe shoqërinë civile për kohën që na dhanë duke na pritur. Ne vumë re një dëshirë nga ana e autoriteteve shqiptare për të vazhduar plotësimin e kritereve kyçe të vendosura nga BE. Ne i urojmë Shqipërisë çdo sukses në zbatimin e agjendës së reformave. Tashmë i takon Komisionit Evropian të bëjë vlerësimin e vet dhe të propozojë një rekomandim për Shqipërinë. Ne presim me dëshirë më të mirë për raportin e progresit që do të publikojë komisioni evropian dhe ne do ta diskutojmë në parlament pasi ai të jetë publikuar.

Konkluzionet e takimit në Shqipëri, do të publikohet së shpejti në faqen e parlamentit holandez.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/delegacioni-holandez-vjen-ne-tirane-nuk-flasin-ceshtjen-e-vizave
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended