Mësuese, doktorë, vajza e konsullit dhe ish-sportist/ Lista e PS-së në Shkodër

  • 5 years ago
Shqiptarja.com zbardh listën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë nga PS-ja për qarkun e Shkodrës. Në kryeqendrën e veriut Partia Socialiste do të kandidojë me Valdrin Pjetrin. "Sa privilegj dhe përgjegjësi është për mua dhe stafin që të bëjmë më të mirën për këtë qytet të mrekullueshëm, në vijim do të fillojmë takimet me qytetarët dhe grupet e interesit se di duan të kenë qytetin nesër" tha Valdrin Pjetri.

Lista për këshilltarë kryesohet nga Teuta Zaja, që është mësuese, vijon më pas me ish-kryetarin e PS-së, Arvit Osja, Bledianë Nika, drejtoreshë shkolle, Gëzim Galiqi doktor, Aurora Dibra pedagoge, Jona Leqejza, vajza e konsullit të nderit të Austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza. Në listën ka edhe figura të tjera, mes tyre Oltion Luli, ish-kampion atletike.

Recommended