Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji dhe politologu Arjan Curi ishin të ftuarit e emisionit ?Zonë e Lirë? në Tv Klan. Pyetja e parë që drejtuesi i emisionit iu drejtoi të ftuarve kishte të bënte me sjelljen e kryeministrit Edi Rama, i cili ishte i ftuar në ?Opinion? një natë më parë.
Sipas Salianjit, Rama ishte në siklet dhe përsëriste vazhdimisht faktin se do ketë zgjedhje, por kjo sipas tij tregon se ato nuk do të mbahen.
?Rama mbrëmë ishte dramë. Këtë nuk e kam gjykim subjektiv, por po ta shohësh ftohtë në gjuhën e trupit, në mënyrën e komunikimit apo në argumente ishte në një situatë të sikletshme. Dihet që ai në komunikim është mirë, por ka një shqetësim shumë të madh që e tregonte në studio duke qenë agresiv dhe sulmonte. Ishte në një situatë të parehatshme dhe kjo nuk është kot, Rama qeveriste me sondazhe, taniai është kthyer kundër dhe e shikon që me sondazhe është i rënë. Më ra në sy që gjatë gjithë kohës, njëherë në disa fjali, përpiqej të thoshte se do ketë zgjedhje. Një njeri që nuk është në siklet nuk ka pse thotë se do shkojmë në zgjedhje dhe kjo tregon që nuk ka, edhe ai vetë e di që nuk ka zgjedhje më 30 Qershor. Ai ka edhe komunikime të tjera me një personazh, ka mesazhe me njerëz të botës së krimit. Fakti që ta thonë mediat dhe gazetat më të rëndësishme, si ?Bild?, është tjetër gjë. Kur nuk funksionon as morali politik, as institucionet, Rama thërret Prokuroren, në vend që të ndodhi e kundërta. Hajdut është ai që kapet, Rama është kapur si hajdut dhe duhet të kapet?, tha Salianji./tvklan.al

Category
📺
TV