Basha: Largimi i Ramës i panegociueshëm - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryedemokrati Lulzim Basha nga Elbasani është shprehur se miqve perëndimorë ato nuk u kërkojnë asgjë më shumë dhe nuk pranojnë asgjë me pak sesa standardet europiane.Gjithashtu Basha ka ripërsëritur se largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm.?Nga Elbasani dua ta them fare qartë, se ne miqve tanë perëndimor u kemi komunikuar gatishmërinë tonë për të qënë pjesë e kësaj zgjidhje politike për vendin, se kjo zgjidhje politike në mënyrën më të qartë dhe më të vendosur, duhet të ndjekë vetëm një rrugë: rrugën e parimeve, standarteve dhe normave europiane. Në cilin vend të Europës do të kapej kryeministri duke futur 19 përdhunues e trafikantë dhe nuk do të jepte dorëheqjen? Në cilin vend të Europës do ta shëndronte vendin në magazinë të drogës dhe nuk do jepte dorëheqjen?Në cilin vend të Europës i kapim, jo një, por dy ministra të brendshëm të lidhur me krimin, dhe kryeministri nuk jep dorëheqjen?Në cilin vend kapesh në afera të tmerrshme korruptive, gati për të vjedhur 30 milion euro me një kompani falso si tek Unaza e re, dhe nuk e jep dorëheqjen?Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak se standartet europiane, praimet europiane, normat europiane. Vetëm kështu do të mund të parandalojmë kalimin nga kriza në krizë.Nuk ka rrugë tjetër, largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm.?

Recommended