Krimet e Renda: Dosja 339, me e madhja ne historine e Prokurorise

  • 5 years ago
Deklarata e plotë e drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me datë 28.12.2016, ka regjistruar procedimin penal nr.339, për kryerjen e veprave penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Trafikimi i narkotikëve?,në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 dhe 283/a/2 i Kodit Penal.

Hetimet në këtë procedim penal nga momenti i regjistrimit tëtij dhe aktualisht, janë kryer nga disa prokurorë, sipas periudhave më poshtë:

1-Nga fillimi i proçedimit penal datë 28.12.2016, deri më datë 20.11.2017 hetimet janë kryer nga prokurori Z.Anton Martini dhe dy oficerë të policisë gjyqësore. Pas kësaj date Prokurori ështëtransferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Shkodër.

Gjatë hetimeve të kryera në këtë periudhë një vjeçare e cila përfshin dhe periudhën kohore të zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë (periudha qershor 2017), janë regjistruar hetime vetëm për veprat penale të ?Trafikimi i narkotikëve?, në bashkëpunim, ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale?, parashikuara nga nenet 283/2, 283/a/2, 287 të Kodit Penal.

2-Nga data 20.11.2017, deri më datë 21.09.2018, hetimet janë kryer nga Prokurori Besim Hajdarmataj, dhe 3 oficerë tëpolicisë gjyqësore të seksionit të prokurorisë dhe të policisë së shtetit.

Me urdhërin e datë 05.03.2018, të prokurorit të çështjes Z. Besim Hajdarmataj, është vendosur regjistrimi i veprave penale ?Grupi i strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?, parashikuara nga nenet 333/a dhe 334 të Kodit Penal dhe po kështu me urdhërin e datës 05.07.2018, nga prokurori i çështjes Z. Besim Hajdarmataj, janë regjistruar emrat për 13 subjekte, si të dyshuar për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Trafikimi i narkotikëve?, ? Korrupsion aktiv në zgjedhje?, ?Grupi i strukturuar kriminal?, si dhe me urdhërin e datës 14.08.2018është regjistruar emir i 8 personave si të dyshuar për veprat penale të ?Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore?, ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore?, ?Prodhim dhe shitje narkotikeve?, etj, tëparashikuara nga nenet 283, 283/a, 333/a, 245, 260, 328 të Kodit Penal.

3-Pas largimit të Prokurorit Besim Hajdarmatajpër shkak të caktimit të përkohshëm pranë Prokurorisë Pogradec, me vendimin e drejtuesit të prokurorisë, datë 25.09.2018, janëcaktuar për hetimin e procedimit, prokurorët Z.Vladimir Mara dhe Z.Dritan Prençi, ku ky i fundit rezulton se ka qenë prokuror dhe ne disa procedime te tjera penale të bashkuara me procedimin penal nr 339/2016 më parë.

Në një periudhë kohore me pak se 20 ditë pas zëvëndësimit të Prokurorit, me urdhërin e datës 18.10.2018, nga prokurorët e çështjes, janë regjistruar emrat e 40 subjekteve, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të ndryshme, të?Prodhimit dhe shi...

Recommended