Presidenti Meta nenshkruan Live anulimin e dates se zgjedhjeve 30 Qershor

  • 5 years ago
Përmes një konference për shtyp, kreu i shtetit shpjegoi arsyet përse anuloi datën e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit. Në fund të fjalës së tij të gjatë, kreu i shtetit e firmosi drejtpërdrejt dekretin që anulon datën 30 Qershor 2019 të zgjedheve vendore.

"Me bindjen se kjo vendimmarrje në kushtet aktuale është mënyra e vetme për të ndihkuar në zgjidhjen e krizës së rëndë ku ndodhet vendi, duke marrë përgjegjësinë e lartë dhe të plotë kushtetuese e institucionale dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si kreu i shtetit duke ju përmbajtur betimit për t'i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar, në përputhje me kompetencën që jep neni 92 shkronja gj e Kushtetutës, si dhe në mbështetje të preambulës të Republikës së Shqipërisë pika 3 e nenit 1, neni 3, pika 2 e nenit 4, nenit 15, neni 45, pika 1 e nenit 86, pika 3 e nenit 88 dhe neni 93 i Kushtetutës së Republiës së Shqipërisë, kam vendosur që të dekretoj shfuqizimin e dekretit numër 10928, datë 5.11.2018 për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore dhe anulimin e datës 30 Qershor 2019 si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.

Ftoj të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë, të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen sa më shpejt të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhje të shpejtë që i shërbejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ndaj, i bindur për rëndësinë e këtij akti të domosdoshëm dhe historik për të shpëtuar të ardhmen europiane të vendit dhe për të mbrojtur bashkëjetesën demokratike midis të gjithë shqiptarëve, po e nënshkruaj këtë dekret përpara të gjithë juve", u shpreh Meta.

Në fund, nuk mungoi as simboli i shqiponjës nga Presidenti i Republikës.

Recommended