Sondazhi GPF / 58.9% e shqiptarëve kundër dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve

  • 5 years ago
Pas tërmetit në politikë të shkaktuar nga dekreti i presidentit Meta per anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit Televizioni Report TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research, sjell sondazhin më të fundit të opinionit publik mbi situatën politike në vend dhe pritshmërinë për 30 qershorin.

Rreth 60 % e personave të anketuar mendojnë se dekreti i presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit është i gabuar. Vetëm 38.8 e gjykojnë të drejtë.

Zgjedhësit se mendojnë se presidenti ilir Meta ka të drejtë për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit sipas sondazhit 47.7% i përkasin LSI-së, 40.6% Partisë Demokratike dhe 0.9 % Partisë Socialiste dhe 11.2 % Partive të tjera. Ndërkohë sa i përket zgjedhësve se mendojnë se Ilir Meta ka gabuar sa i përket vendimit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 73.5 % i përkasin Partisë Socialiste, 14.4% Partisë Demokratike, 11.2% partive të tjera, dhe LSI I përkasin 0.9 %.

Nga ana tjetër pyetjes se përse ky vendim i marrë është i gabuar, 47.7 % e te anketuarve u shprehen se në këtë mënyrë presidenti bëhet palë me opozitën. 26.7 % e të anketuarve u shprehen se ai nuk ka kompetenca institucionale për të anuluar zgjedhjet ndërkohë 25.6 e të anketuarve u shprehen se presidenti në këtë mënyrë po krijon një precedent të rrezikshëm.

Të pyetur se sa dakord janë me vendimin e Partisë Socialiste për të shkarkuar presidentin Ilir Meta 54.6 % janë shprehur plotësisht dakord, 39.5 janë shprehur aspak dakord ndërsa 5.7 % janë shprehur se nuk e dinë përgjigjen.

Të pyetur nga Instituti Italian GPF Inspiring Research nëse sot do kishte zgjedhje të parakohshme, për këtë do të votonin? 54% deri në 58% e të anketuarve kanë zgjedhur Partinë Socialiste, duke shënuar një rritje një raport me 3 sondazhet e para të realizuara po nga Instituti Italian Italian GPF Inspiring Research me president Roberto Baldassarin.

32% deri në 36 % do votonin Partinë Demokratike, që shënon një ulje në raport me sondazhin e 15 qershorit 2019 por një rritje në raport me 2 sondazhet e tjera të mëparshme.

1% deri në 3% do votonin LSI, teksa nga shifrat rezulton se kjo forcë politike ka rënie të ndjeshme kryesisht në raport me sondazhin 13 marsit 2019 ku parashikohej të merrte 3 deri në 9 % të votave të të anketuarve.

Si e gjykojnë shqiptarët konfliktin e rëndë institucional mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama? Të pyetur nga Institutit Italian GPF Inspiring Research në kuadër të sondazhit të realizuar në bashkëpunim me Report tv 77.5 % e zgjedhësve që janë shprehur se do të votonin për Partinë Socialiste mendojnë se kryeministri Edi Rama ka të drejtë, në konfliktin që ka lindur mes tij dhe Presidentit Ilir Meta. 8.1% nga zgjedhëit e PD-së i japin të drejtë Edi Ramës, ndërkohë një përqindje fare e vogël nga LSI-ja, vetëm 0.5% e tyre mendojnë se Rama ka të drejtë në këtë konflikt.

Ndërkohë të njëjtës pyetje për konfliktin Rama-Meta, zgjedhësit që mendojnë se Meta ka të drejtë rezulton se 59.5% i përkasin LSI-së, ...

Recommended