Dite per dite - "Thumb" do të pësojë ndryshime sezonin që vjen (14 qershor 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al ?Ditë për Ditë?, një emisioni i ndërtuar mbi një frymë inovative, që ka si qëllim të përcjellë energjitë pozitive dhe imazhin modern të shqiptarëve që ia kanë dalë të bëjnë diçka të vlefshme dhe me ndikim për të gjithë shoqërinë. Me prezantuese Alba Çobaj dhe bashkëprezantues; Liesa Haxhiasllani, Joel Çela, Kristi Janku, Krist Bibolli, emisioni ka një përmbajtje dinamike.Emisionin ?Ditë për Ditë? do ta ndiqni çdo ditë në një transmetim live nga ora 13:45 deri në 14:35 në ekranin e Televizionit Klan.

E ftuar sot në "Ditë për Ditë" ishte dhe gazetarja Fatma Haxhialiu. Gjatë një interviste me moderatoren Alba Çobaj, ajo rrëfeu ekskluzivisht se formati i programit "Thumb" do të pësojë ndryshime.

Sipas Fatmës, sezonin e ri, ajo dhe Aulona Musta do të vijnë me risi, duke sjellë për publikun edhe një herë "thumbimet" e dikurshme që bënin në platformën YouTube, mbi personazhe apo fenomene të ndryshme.

Fatma shtoi se vëmendja nuk do të jetë tek personazhet e famshëm, por do ketë ndyrshime në strukturën e emisionit. Se çfarë, si dhe ku, mbetet për t'u parë sezonin që e ardhshëm.

Recommended