Rama: Nisim ndërtimin e Aeroportit të Sarandës! Gjiknuri: Përgjimet s'mund të hedhin baltë

  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama u ndal pasditen e sotme në rrethin e Sarandës ku prezantoi kandidatët për zgjedhjet lokale. Rama u ndal fillimisht në Finiq ku tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të ndalen nga asnjë forcë. Ai tha se brenda mandatit tjetër do të nisë puna për ndërtimin e Aeroportit të Sarandës.

Kreu i qeverisë dërgoi edhe një mesazh për të gjithë ata burra në bashkitë e djathta, të cilët u përfshinë në sherr me Policinë e Shtetit në disa KZAZ. Ai tha se ata që kanë ngatërruar detyrën me rrugën qorre do të përballen me masën e përjashtimit nga administrata publike.

?Në të gjitha bashkitë që drejtojnë demokratët dhe ku pas 30 qershorit, do t?i marrë PS, asnjë grua nuk do të lëvizet nga puna, por të gjithë ata burra që kanë ngatërruar detyrën me shërbime qorre duhet të kenë frikë, jo se do i shkarkojmë nga puna, por sepse nuk do të mund të futen dot në punë në shtet, është ligji që i pengon për 10 vite, po 20 vite do ta bëjmë, që mos punojnë më në shtet për gjithë jetën", tha Rama.

Ndërsa në Konispol Rama shoqërohej nga deputeti socialist Damian Gjiknuri i cili foli për përgjimet, duke i quajtur ato 'pale përgjime' që nuk mund të hedhin baltë mbi fitoren e socialistëve.

Recommended