Report TV - Përplasen tre automjete në Lushnje, vdes 18 vjeçari

  • 5 years ago
Një aksident ka ndodhur pak pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje me pasojë vdekjen e nje 18-vjeçari Klodian Sharka. Si pasojë e aksidentit janë përplasur me njëri-tjetrin 3 mjete. Mësohet se viktima udhëtonte si pasagjer në një automjet tip 'Benz' i cili drejtohej nga kushëriri i tij M. Sharka, 22 vjeç nga Hysgjokaj, Lushnje.

Ndërsa në këtë aksident janë përfshirë edhe një tjetër mjet tip 'Benz' që drejtohej nga një tjetër kushëri i viktimës M.Sharka 31 vjeç dhe një mjet tip 'Jaguar' i cili drejtohet nga një 33-vjeçar nga Kopliku.

Drejtuesit e tyre kanë pësuar dëmtime dhe tashmë ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Recommended