Shpërndarja e fletëve të votimit në Fier/ Kreu i KZAZ-së: Procesi i qetë dhe pa probleme

  • 5 years ago
Ka nisur shpërndarja e fletëve të votimit në Fier. Shpërndarja ka përfunduar pa probleme në KZAZ nr.58. Sipas kreut të kësaj Niko Neco procesi ka qenë i qetë dhe deri në orët e pasdites ai mund të përfundojë në të gjithë rrethin.

"Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka filluar që në orën 10:00. nuk ka pasur asnjë problematikë. Presim të vijnë edhe tre njësi të tjera dhe shpresojmë se deri pasdite do kemi përfunduar shpërndarjen e bazës materiale në të gjithë Fierin", tha Neco.

Recommended