Report TV - Shkodër, digjen gjatë natës materialet zgjedhore në fshatin Prekal të Postribës
Digjen materialet zgjedhore në fshatin Prekal të njësisë administrative Postribë në krahinën e Dukagjinit në Shkodër. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje kur persona të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në shkollën e fshatit dhe kanë djegur të gjitha materialet zgjedhore.
Sipas informacioneve të para ende nuk ka asnjë person të shoqëruar nga policia. Për shkak të djegies së materialeve zgjedhore në qendrën e votimit të fshatit Prekal nuk është mundësuar zhvillimi i procesit zgjedhor. Kjo është një nga gjashtë qendrat e votimit të Shkodrës ku nuk ka filluar procesi zgjedhor.