• 5 years ago
www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Naimi ka katër muaj që nuk komunikon me vajzën e tij Tean sepse kjo e fundit, sipas babait, është lënduar nga një fjalë e nxituar. Edhe pas lotëve e përgjërimeve të shumta, Tea e ka pasur të vështirë që t?a falë babain e saj. Vetëm ndërmjetësimi i Ardit Gjebresë tek ?Ka një mesazh për ty? në Tv Klan, ka bërë që babë e bijë të shkëmbejnë një gjysëm përqafimi pas katër muajsh. Shkak për këtë konflikt është bërë një fjalë e nxituar e Naimit që ka lënduar jo vetëm vajzën e tij 18-vjeçare, por dhe të fejuarin e saj. Vajza nga Tirana është njohur disa muaj më parë në Facebook me Redin nga fshati Drenovicë i Beratit.

Ata kishin vendosur që lidhjen e tyre ta zyrtarizonin, por kjo nuk është pritur mirë nga prindërit e Teas. Në atë kohë ajo ishte vetëm 17 vjeçe, në shkollë dhe prindërit kishin të tjera pritshmëri për të. Por zemra ka dominuar mbi arsyen dhe një ditë, vajza vendos të largohet nga shtëpia duke e parë se me prindërit nuk do arrinte një kompromis. Në rrethana të tilla, Naimi e pranoi fejesën e Teas dhe bashkëjetesën me Redin. Ajo që e bëri të ndryshonte disi qëndrim ishte momenti kur shkoi për të vizituar vajzën në Drenovicë të Beratit.

?Nuk mund të gjeje një djalë tirane por një fshatar nga Berati?, i kishte thënë ai i zhgënjyer të bijës. Kjo fjali i ka rindezur tensionet mes Teas dhe babait të saj të cilit i ka kërkuar që të mos kishin më asnjë lloj kontakti. Pas katër muajsh tentativash të dështuara për t?u pajtuar, Naimi ka provuar mundësinë e fundit që të rregullojë marrëdhënien me të bijën. Tea dhe Redi nuk janë surprizuar kur nga krahu tjetër i murit tek ?Ka një mesazh për ty? kanë parë Naimin e përlotur.

Redi, i fejuari i Teas, është larguar nga studio pak sekonda pasi ka parë vjehrrin e tij duke u shprehur që ?unë nuk dua t?a takoj këtë person, vajza të vendosë si të dojë?. Por mesa duket çifti kishin bërë të njëjtin plan që të mos i jepnin një shans të dytë Naimit. Ky i fundit mes lotësh i ka kërkuar falje të bijës dhe të fejuarit për fjalët e nxituara.

?Je gëzimi im i parë. Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore. Do doja që të isha në dasmën tënde?, i ka thënë Naimi vajzës e cila ftohtë dhe prerë ka refuzuar që t?i japë një shans të afërt për t?u pajtuar. Pas insistimeve të shumta të Ardit Gjebresë, Tea ka pranuar përqafimin e babait duke hedhur një hap të vogël drejt sheshimit të këtij konflikti.

Sipas vajzës janë edhe disa aryse të tjera që e kanë shtyrë që të mos ketë kontakt me babain, të cilat nuk pranoi t?i bëjë publike. ?Koka e falur, nuk pritet?, tha Naimi. Shpresojmë që marrëdhënia babë e bijë të normalizohet dhe Tea t?i japë një shans të dytë të atit.

Category

📺
TV

Recommended