RTV Ora - Meta 10 pyetje publike Soreces, pas apelit urgjent per dialog

  • 5 years ago
#rtvora

"Është koha që qeveria shqiptare, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri dhe të angazhohen urgjentisht në dialog për të kapërcyer situatën politike aktuale. Është gjithashtu koha të ecet përpara me reformat e sundimit të ligjit."

Ftesës urgjente që ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i bëri palëve politike përmes një deklarate të postuar në facebook nuk kaloi pa vëmendjen e presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë adresoi akuza ndaj faktorit ndërkombëtarë.

Kreu i shtetit hartoi 10 pyetje për kreun e delegacionit të BE-së që konsistojnë pikërisht tek dialogu.

"Presidenti i Republikës përshëndet nxehtësisht thirrjet e sinqerta të ambasadorit Soreca për ?pjekuri politike dhe për angazhimin urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale?.

Me këtë rast Presidenti ka disa pyetje publike:

A ishit ju realisht për nxitjen e dialogut mes palëve më parë z.Ambasador?

A morët ju ndonjë nismë konkrete për vendosjen e këtij dialogu mes palëve?

A i kërkuat ju mbështetjen Presidentit për dialog, me qëllim që t?ja kursenim shfaqjen e shëmtuar të 30 qershorit Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane?

A e dini ju që Presidenti mori një nismë për anullimin e zgjedhjeve me qëllim vendosjen e dialogut mes palëve?

Përse nuk e mbështetët ju Presidentin në këtë inisiativë publikisht?"

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/presidenti-meta-disa-pyetje-publike-ambasadorin-soreca

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended