RTV Ora - Shtyhet seanca për Tahirin: Shqipëria po ecën para vetëm gjyqi im ka ngecur

  • 5 years ago
#rtvora

Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu për të dytën herë seancën gjyqësore ndaj ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një deklaratë për mediat, ish ministri u shpreh se do vazhdojë të kërkojë mbylljen e gjyqit sa më shpejt.

Saimir Tahiri: "Keq më vjen që u shty prapë. Unë do vazhdoj të kërkoj gjithmonë një gjyq sa më të shpejt se nuk ka më terezi njeri që ky gjyq të zgjatet kaq shumë. Shqipëria ka ecur para vetëm gjyqi im ka ngecur.

Shkaku - Vendimi për shtyrjen e seancës u mor pasi prokura e një prej të pandehurve, Gjergj Kohilës nuk ishte e rregullt.

Dy të pandehurit Jaeld Çela dhe Sokol Bode paraqitën prokura përfaqësimi por që kishin përcaktuar se kishin dijeni për seancën. Ndërkohë kjo gjë nuk është bërë nga i pandehuri tjetër në mungesë Kohila, i cili kishte paraqitur një prokurë për tu përfaqësuar nga një avokat por nuk kishte përcaktuar në të se kishte dijeni për seancën.

Kjo procedurë u bë shkak për prishjen e procesit gjyqësor. Seanca radhës do mbahet më 17 korrik.

Këkesa për gjykim të shkurtuar- Në këtë seancë pritej që prokuroria të lexonte kërkesën për gjykim ndaj 4 të pandehurve dhe të shprehej në lidhje me kërkesën e Tahirit, i cili ka kërkuar të procedohet me gjykim të shkurtuar.

Ish-ministri ka paraqitur që në fillim një kërkesë për gjykim të shkurtuar. Nëse kërkesa e tij pranohet, atëherë çështja e tij do të ndahet nga ajo e tre të pandehurve të tjerë, kërkesa e të cilëve për gjykim të shkurtuar nuk është pranuar.

Ish ministri mbërriti në gjykatë rreth orës 09:00 shoqëruar nga avokati i tij, Maksim Haxhia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tahiri-mberrin-ne-gjykaten-e-krimeve-te-renda

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended