“Lumë” ankesash për ndotje akustike - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjatë muajit qershor në policinë e shtetit kanë mburritur një numër i madh ankesash për prishje të qetësisë së pushueseve si pasojë e muzikës së lartë nga lokale të ndryshme, jo vetëm në zonën bregdetare, por edhe në zona të tjera urbane. Për këtë arsye uniformat blu i kërkojnë subjekteve të respektojnë ligjin.?Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojë biznes disko, lokale nate, apo me muzikë "LIVE", që të respektojnë në mënyrë rigoroze kufizimet e orareve dhe të ndotjes akustike në mjedis sipas përcaktimeve të bëra në aktet ligjorë që janë ora 23:00 në ditët e javës dhe ora 24:00 në fundjavë ?.Policia e shtetit paralajmëron edhe masa ndaj pronareve te lokaleve qe nuk do te marrin masa për te ulur ndotjen e akustike.?Policia e Shtetit do të ushtrojë kontroll të pandërprerë dhe do të marrë masa të menjëhershme në funksion të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe pushuesit në zonat bregdetare e ato urbane, duke ndëshkuar sipas akteve ligjore në fuqi, çdo subjekt që gjeneron zhurmë tej normave të lejuara?.

Recommended