ORKIDEA E ZEZE - THE BLACK ORCHID (2 of 2) | Kinematografia Shqiptare

  • 5 years ago
Pjesa e 2 nga 2
ORKIDEA E ZEZE
Titulli ne original “The Black Orchid”, eshte nje film klasik amerikan prodhuar ne vitin 1958 nga “Paramount Pictures” and Carlo Ponti .
Regjia: Martin Ritt
Aktoret ne role:
Sophia Loren: Rose Bianco
Anthony Quinn: Frank Valente
Ina Balin: Mary Valente
Peter Mark Richman: Noble
Virginia Vincent: Alma Gallo
Frank Puglia: Henry Gallo
Jimmy Baird: Ralph Bianco
Naomi Stevens: Giulia Gallo
Whit Bissell: Mr. Harmon

Roza Bianko eshte nje emigrante italiane , nje grua shume e bukur. Mbasi mafiozet vrasin burrin e saj, ajo punon me ore te zgjatura duke bere lule artificiale per te mbijetuar dhe per te rritur djalin e saj .
Dyshohet qe kërkesa e Rozes për një jetese luksoze e shtyu bashkëshortin e saj në një aktivitet kriminal i cili humbi jeten. Pikerisht Roze fajesohet nga i biri dhe nga disa njerez qe e rrethojne per kete humbje te bashkeshortit. Ne mes tjerash djali i saj eshte derguar ne nje shkolle bujqesore Farm per riedukim.
Nga ana tjeter Frank Valente te cilit i ka vdekur gruaja është i tërhequr nga bukuria e Rozes, dhe duhet ta bindë atë se dashuria e vërtetë, ekziston. Faktikisht te dy Roza dhe Frank bien ne dashuri, por qe te dy kane probleme me femijet e tyre. Frank gjithashtu duhet të merret me vajzën e tij, e cila ka arsyet e veta për kundërshtimin e martesës së tij me Rozen duke e quajtur ate nje grua te keqe. I ati e godet me shpulle te bijen. Ajo mbyllet ne dhome. Do te jete pikerisht kembengulja e Rozes qe do te perballet me te bijen e Frank duke e bindur ate e ndryshuar mendim. Ne fund vajza e bindur e fton te qendroje Rozen per kafe. Me vone, Roza dhe Frenk te bashkuar fale dashurise se forte ne mes tyre, shkojne per te nxjerre Ralfin, te birin e Rozes nga riedukimi. Te tre ecin te lumtur drejt horizontit.

Recommended