Shiste kokainë dhe shfrytëzonte vajza për prostitucion, arrestohet pronari i lokalit në Belsh

  • 5 years ago
BELSH-Një person është arrestuar, pasi shfrytëzonte disa vajza për prostitucion në një lokal dhe shpërndante lëndë narkotike. Nga operacioni është arrestuar pronari i lokalit në fshatin Trojas, Edmond Çipllaka 43 vjeç, banues në Fier, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 vajza për prostitucion, ndërsa janë sekuestruar 14.7 gr kokainë, një automjet, 6 celularë dhe një peshore elektronike.

Sipas policisë, përpos veprave të tjera, pronari i lokalit akuzohet edhe për fshehje të të ardhurave, pasi nuk ishte i pajisur me kasë fiskale gjatë ushtrimit të aktivitetit në lokal. Policia ka dokumentuar të gjithë ngjarjen bazuar te dëshmitë e vajzave. Ndërkohë që vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Recommended