Tatimet “i qepen” kuponit, deklarim në kohë reale - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qeveria ka lancuar një projekt të ri, atë të kontrollit të faturave online në kohë reale, që do të ketë si synim shmangien e evazionit. Por ky projekt që mendohet të gjejë zbatim në fillim të vitit të ardhshëm e komplikon edhe më shumë legjislacionin tatimor, duke parashikuar detyrime gati të çuditshme, që nuk hasen në vende të tjera. Kështu për shembull në bazë të këtij ligji një individ që do të shesë mall nga pasuria e tij personale me vlerë mbi 500 mijë lekë do të duhet të lëshojë faturë.Pra nëse ju doni të shisni dy mobilie, ju nuk mund ta kryeni këtë transaksion pa u pajisur me faturë. Që një individ të pajiset me faturë duhet të shkojë të marrë një numër regjistrimi, si dhe të kryeje disa veprime të tjera nga pas. Këto gjëra nuk i kemi dëgjuar në asnjë vend të Bashkimit Europian. Është një dëshmi e komplikimit të legjislacionit.-thotë ish-drejtori i tatimeve Artur Papajani.Sipas Papajanit jo çdo sugjerim që vjen nga të huajt është i vlefshëm dhe duhet të gjejë zbatim në vendin tonë, ndaj sipas tij duhet më shumë fokus në problemet reale të sektorëve të ndryshëm.Unë e kam lexuar këtë draft dhe aty ka gjera të çuditshme. Jam kundër idesë se çdo gjë që thonë të huajt ka vlerë. Sepse të huajt mund të bëjnë eksperimente me Shqipërinë, pasi po shohim sugjerime që nuk i hasim në vendet e tyre.Projekti i ri do shoqërohet edhe me një riformatim të kasave fiskale, një fakt ky i cili do të ketë kosto shtesë për biznesin.

Recommended