Report TV -Banorët në Patos të tmerruar nga hajdutët e bagëtive

  • 5 years ago
FIER - Qytetarët e zonës së Belinës në Patos ndihen të kërcënuar prej dy muajsh nga persona të paidentifikuar, të cilët u vjedhin bagëtitë dhe mjete të punës. Banorët shprehen se ata janë ankuar vazhdimisht në policinë e Patosit, por nuk janë marrë masa dhe kanë vendosur të ankohen në Prefekturën e Fierit.

Kujtim Grema, njëri nga banorët shprehet se i është vjedhur motori, pompa e vaditjes dhe viçi e më pas policia e ka gjetur motorin në Fushë-Krujë, por policia e ka mbuluar ngjarjen.

"Nga darka dy vetë me automatik në dorë, çorape në kokë, dorashka u përballën me çunin e kisha hall mos e vrisnin, ata nuk reaguan, nuk lëviznin", - u shpreh për Report Tv njëri nga banorët.

Kur u pyetën nga ana e gazetarit nëse dyshojnë se hajdutët mund të jenë banorë të zonës, ata shprehen se nuk e dinë dhe ia kanë lënë në dorë policisë të merret me ngjarjen.

Kujtojmë që disa ditë më parë një 57-vjeçar vdiq dhe djali i tij mbeti i plagosur në një aksident rrugor në Lushnje, i cili po ndiqte hajdutët që i kishin vjedhur bagëtitë.

Recommended