Salianji në Devoll: Një barkderr sa Rama shkallmoi bashkinë, Duro fjeti në zyrë prej të premtes

  • 5 years ago
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga bashkia e Devollit. "Sikur e keni parë nuk po lejojnë instalimin e një junte debilash të cilët flenë në institucionet publike duke i trajtuar si fjetore ku prodhojnë para, e parë se si një barkderr i shëmtuar pothuaj sa Rama shkallmoi dyert e institucioneve për të treguar se nuk ka ligj dhe se bëri vetëgjyqësi do të mbajë përgjegjësi pas kallëzimit dhe personi i vetëshpallur si kryebashkiak do të kallëzohet për përvetësim të titullit. Qytetarët nuk do të tërhiqen. Do të jemi në mbështetje për shkak të kërcënimeve që bëhen ndaj administratës. Këtu ka qenë një njeri (i referohet Eduard Duros) që ka fjetur nga dita e premte dhe deri sot" tha ai.

Recommended