Report TV - Vlorë/ Fluks për të tërhequr mjetet e identifikimit!

  • 5 years ago
VLORË- Zyrat e ALEAT pranë gjendjes civile në qytetin e Vlorës prej disa ditësh janë përballur me një fluks të lartë qytetarësh të cilët kanë aplikuar por edhe presin për të tërhequr pasaportat e tyre biometrike. Mes temperaturave të larta dhe orëve të gjata pritje qytetaret thonë se kjo situatë vjen për shkak se kapaciteti i burimeve njerëzore është më i ulët sesa numri i aplikuesëve.

"Kam ardhur herët po më kanë kaluar 100 veta para. Ky është realiteti i shqiptarit. Që në mëngjes kam. Nuk zgjidhet puna këtu. Janë njerëzit me fëmijë në duar. Që në 11 kam këtu dhe nuk kamë mbaruar punë. Kam katër orë këtu pres listën, lista nuk ka ardhur. Radha është shumë e gjatë. U çmendëm, aq e ka mundësinë administrata", thonw disa qytetarw.

Muaji gusht përkon edhe me skadimin e kartave të identitetit dhe pasaportave të shumë qytetarëve.

Recommended