Report TV -Denoncimet kundër informalitetit shumë shpejt përmes një aplikacioni!

  • 5 years ago
TIRANË- Nga kryeqyteti, ku bashkë me një skuadër inspektorësh vijuan kontrollet në kuadër të aksionit anti-informalitet, drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj dhe zv. kryeministri Erion Braçe, njoftuan se shumë shpejt do të krijohet aplikacioni anti-informalitet. Drejtoresha e tatimeve shpjegoi se ky aplikacion do t'i shërbejë jo vetëm qytetarëve por edhe bizneseve të cilët do mund të denoncojnë korrupsionin nga ana e administratës.

Nga ana tjetër, zv. kryeministri Erion Braçe deklaroi se kjo është një sjellje konstante e qeverisë. Braçe tha se kontrollet do të vijojnë nga veriu në jug duke paralajmëruar bizneset që të zbatojnë ligjin dhe i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë denoncim për çdo rast paligjshmërie.

Recommended