Report TV - Helidon Fino: Teatri i amortizuar, kemi interpretuar në -2 gradë, duhet godinë e re

  • 5 years ago
Aktori i njohur Helidon Fino shpreh qëndrimin e tij pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, pasi sipas tij, ai aktuali është i amortizuar totalisht. Si pjesë e Teatrit prej shumë vitesh, ai thotë se duke qenë pjesë e aktiviteteve artistike përgjatë këtyre viteve, ka përjetuar situata të vështira gjatë interpretimit, për shkak se godina nuk ofronte kushtet e nevojshme as në dimër dhe as në verë.

?Në shtator bëj 24 vjet në teatër që do të thotë 24/24 orë dhe e kam shoqëruar këtë institucion në të gjitha mënyrat në aktivitetet artistike, në momente të ndryshme politike sidomos dhe në momentin kryesor të përfolur që është godina, e cila ka ardhur në një moment amortizimi total ku unë të paktën vitet e fundit sjell në memorje interpretimet e mia në skenë në -2 gradë dhe në 40 gradë, dhe kjo është fakt dhe është absolute. Mendoj dhe për të gjithë komunitetin sigurisht që nuk më ka pëlqyer ndërhyrja e politikës për këto ndarje të komunitetit sepse kur hyn politika ndan edhe një familje në dysh dhe jo më një komunitet dhe një komb?, shprehet aktori Helidon Fino.

Ai thekson se teatri ri duhet të ndërtohet në territorin e vet që i takon, dhe jo diku tjetër. ?Kërkesa dhe kauza jonë është që Teatri Kombëtar duhet të ndërtohet i ri në territorin e vet që i takon, në sipërfaqen që i takon, në të gjithë parametrat bashkëkohor që i takojnë dhe është përgjegjësia e qeverisë që ta kryejë këtë sa më shpejt dhe jo më vonë jo vetëm për faktin që kanë kaluar mjaft vite 10-20 vjet me këtë diskutim, por mos të kalojnë dhe 18-20 vite të tjera sepse në këto diskutime dhe mundësi të vjetra duket sikur edhe brezat do t?i vjetërojnë para kohe.

Recommended