RTV Ora - “Plazhe publike” në Himarë e Durrës, procedohen 5 pronarë biznesesh

  • 5 years ago
#rtvora
Vijon operacioni "Plazh i lirë" për lirimin e plazheve publike.

? Lirohen rreth 1000 m2 plazh publik në Himarë, i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

? Sekuestrohen rreth 200 kompleteve shezlongë e çadra.

? Procedohen penalisht nga Policia e Himarës 3 shtetas, pronarë të subjekteve për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Pushtimi i tokës".

? Lirohen në Durrës rreth 1000 m2 plazh.

? Sekuestrohen rreth 270 komplete shezlongë e çadra.

? Procedohen penalisht nga Policia e Durrësit 2 shtetas , pronarë të subjekteve.

Në vijim të planin të posaçëm të masave "Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore", Policia e Himarës në bashkëpunim me Policinë e Sarandës pas kontrolleve të ushtruara në plazhin e quajtur "Krorës" në Shën Vasil, Himarë, ka konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme.

Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete shezlongë dhe çadra, të cilat shfrytëzoheshin nga ana e secilit pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia Himarë. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D.

Operacioni ka vijuar edhe në Durrës, ku Policia në bashkëpunim me trask forcën e ngritur nga prefekti i qarkut në bashkëpunim me Policinë bashkiake në zonën e Katundit të Ri, në pjesën e plazhit, ka liruar rreth 1000 m2 plazh, i zaptuar në mënyrë të paligjshme nga dy pronarë subjektesh, si dhe ka sekuestruar rreth 270 komplete shezlogë e çadra.

Në përfundim të veprimeve Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës , proceduan penalisht shtetasit D.D. e SH.P., për veprat penale ?Pushtimi i tokës ? dhe ?Fshehja e të ardhurave?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/plazhe-publike-ne-himares-e-durres-procedohen-5-pronare-biznesesh

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended