RTV Ora siguron pamjet/ Si u nxorr trupi i njërit prej të rinjve që ranë nga skela

  • 5 years ago
#rtvora

RTV Ora siguron pamje nga operacioni i nxjerrjes së trupit të pajetë të njërit prej dy punëtorëve të cilët humbën jetën pasditen e djeshme nga rrëzimi i skelës.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 15:00 të 16 gushtit, në pallatin nr 2 të rrugës "Faik Konica" në Tiranë.

Punëtorët po kryenin punime në fasadën e jashtme të pallatit 13 katësh. Do të bëhej veshja e tij me sistemin termoizolues (kapot). Puna ishte marrë përsipër nga firma "Xhimi" me administrator e Drejtues teknik punimesh, shtetasin Xhimi Tanushi, (i arrestuar) . Po në këtë pallat, firma skela ?Syla? me administrator Petrit Syla (në kërkim) dhe Drejtues Teknik të punimeve e montimit të skeles Inxhinierin Ilir Bendo, ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë.

Në pamjet e siguruara nga RTV Ora duket fillimisht një koleg që përpiqet të largojë hekurat e skelës të cilët kanë zënë poshtë punëtorin. Më pas vijnë forcat zjarrfikëse të cilët largojnë hekurat dhe dërrasat dhe nxjerrin trupin e pajetë.

"Policia dhe zjarrfikësit po punojnë për t'i nxjerrë pasi janë poshtë skelës së rrëzuar. Njërin e nxorri policia tani të pakjetë, po punohet dhe për nxjerrjen e tjetri. Dyshohet të ketë ndërruar jetë" raportonin dje gazetarët rreth orës 15:53 minuta.

Dy punëtorët Ergys Brahimaj 31 vjeç dhe Orjan Kodra 36 vjeç humbën jetën ndërsa u plagosën Genti Bardhi 29 vjeç, Altin Marku 36 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rtv-ora-siguron-pamjetsi-u-nxorren-trupat-e-dy-te-rinjve-qe-rane-nga-skela

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended