RTV Ora - Golemi si Veliaj, kërkon ndihmën e biznesit për rehabilitimin e shkollave në Gjirokastër

  • 5 years ago
#rtvora

Kryebashkiaku i ri i Gjirokastrës, duket se ka marrë si shembull një nismë të homologut, Erion Veliaj, në Tiranë për tu ofruar fëmijëve ambiente më të mira për vitin e ri shkollor. Në kushtet kur thotë se nuk gjeti asnjë investim të planifikuar për ndërhyrje, ai ka kërkuar mbështetjen e biznesit.

Në një situatë, kur thotë se nuk gjeti asnjë investim të planifikuar për rikonstruksionin e shkollave dhe kopshteve, kryebashkiaku i Gjirokastrës i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ka kopjuar një nismë të Erion Veliajt në Tiranë.

Flamur Golemi ka kërkuar ndihmën e biznesit për ndërhyrjet emergjente, në mënyrë që viti i ri shkollor për nxënësit e fëmijët të nisë me kushte sa më të mira.

Flamur Golemi: Duke qenë se gjeta një situatë financiare jo të duhur, nuk pashë asnjë investim të planifikuar për këto objekte, për këtë arsye ne kemi filluar që tani punën që në 16 shtator të gjithë këto institucione, këto objekte, të kenë një tjetër qasje.

Duke e cilësuar këtë vetëm një fazë të parë, kryebashkiaku i Gjirokastrës thotë se institucionet e arsimit do të jenë prioritet.

Flamur Golemi: Të kemi një tjetër qasje për fëmijët tanë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/golemi-si-veliaj-kerkon-ndihmen-e-biznesit-rehabilitimin-e-shkollave-ne-gjirokaster

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended