E jashtëzakonshme! Mbijetesa 1 vit në shpellë e klerikut që komunizmi dha urdhër ta pushkatonin

  • 5 years ago
SHKODËR - Një zbulim i jashtëzakonshëm. Në fshatin Vrith në Malësinë e Madhe në famuLlinë e Shën Nikollës në Shkrel u zbulua shpella ku për 1 vit jetoi Dom Nikollë Gazulli një figurë emblematike për mbarë kombin shqiptar e në mënyrë të veçantë për klerin katolik.

Ekipi i Report Tv, shkoi rreth 50 km larg Shkodrës, pranë luginës së Shkrelit në Malësinë e Madhe, atje ku qëndron në qendër të saj kisha shekullore e Shën Nikollës, e pa shembur gjatë regjimit komunist, por e shndërruar në një kapanon të ish Kinostudios ?Shqipëria Sot?. Kësaj kishe të shenjtë, do t?i rikthehej lavdia e dikurshme vetëm pas rënies së regjimit komunist.

Report Tv sjell pamje ekskluzive të gjetjeve në shpellën në afërsi të fshatit Vrith në Malësinë e Madhe, të cilat i përkasin një emri të madh të albanologjisë, klerit katolik dhe Martirit të kishës katolike Dom Nikollë Gazulli.

Recommended