RTV Ora - Rreth 59 mijë pushues kanë marrë shërbim mjekësor në plazhe

  • 5 years ago
#rtvora

Rreth 59 mijë pushues kanë marrë shërbim mjekësor në qendrat shëndetësore turistike. Drejtori i Urgjencës Kombëtare thotë se këtë sezon janë regjistruar 11 mijë vizita më shumë, ndërsa në 74 raste është dashur ndërhyrja e helikopterit.

Çdo ditë personeli i Urgjencës Kombëtare iu përgjigjet mbi 1 mijë thirrjeve për ndihmë.

Këtë sezon veror vetëm në qendrat shëndetësore turistike, në të gjithë vendin 28 të tilla, janë kryer rreth 59 mijë vizita, 11 mijë më shumë se sezonin e vitit të shkuar.

Skënder Brataj: Duhet të kemi parasysh që siptalet tona kanë një mesatare prej 35-40 mijë vizita gjatë gjithë vitit. Këtu jemi te 60 mijë dhe po i afrohemi shifrës rekord që bën QSUT-ja gjatë gjithë vitit, rreth 80 mijë vizita. Nga analiza ne e shikojmë që çdo vit ka një rritje të numrit të vizitave, sepse njerëzit e kanë marrë vesh që ofrohet shërbimi.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare thotë se në 74 raste është dashur ndërhyrja e helikopterit për dhënien e ndihmës.

Skënder Brataj shpjegon shërbimet më të shpeshta që janë ofruar gjatë muajve të nxehtë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rreth-59-mije-pushues-kane-marre-sherbim-mjekesor-ne-plazhe

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended