Report TV -KPA shtyn vendimin për prokurorin e SPAK, seanca e radhës më 20 shtator

  • 5 years ago
TIRANË- Kolegji i Pavarur Apelimit ka shtyrë vendimin për prokurorin Besnik Muçi. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se shkak për këtë është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues, Natasha Mulaj, për motive familjare. Seanca e radhës do të mbahet më 20 shtator.

Muçi u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut më 1 gusht 2018, ndërsa pak javë më pas komisioneri bëri ankim duke kërkuar shkarkimin me argumentin se nuk arrin të justifikon bindshëm burimin e ligjshëm të të ardhurave dhe pasurive.

Recommended