Report TV - Ekskluzive, taksisti në Elbasan: Më morën 2 mijë € e më detyruan të pija kokainë

  • 5 years ago
Një pengmarrje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, ku kushëriri i gjyqtares së këtij qyteti Zamira Vyshka, Andi Vyshka, ka treguar se është marë peng nga Thanas Beko dhe shoku i tij Erist Selami, të cilët i kanë marë dhe shumën prej 2 mijë euro. Vyshka ka pohuar se ishte duke konsumuar birra në ambjentet e karburant ?Krasniqi?, pronë e Ilir Bekos, (ky i fundit i liruar kundrejt 50 milion lekëve garanci pasurore për 17 armët e gjetura në karburantin e tij në Papër). Së bashku me Vyshkën ishte dhe shoqja e tij Majlinda Gjeli.Por teksa ishte në shoqërinë e kësaj femre, Andi Vyshka ka treguar se është sulmuar nga Thanas Beko dhe shoku i tij Erist Selami, duke e marë forcërisht dhe detyruar me zor që ai të pijë së bashku me ta birra dhe drogë në lokal. Në këtë moment i marin portofolin ku kishte 2000 euro që i kishte planifikuar të paguante shkollën e lartë për vajzën e tij. ?...ti nuk do të lëvizësh më nga këtu dhe do të pish me ne...?-i kanë thënë dy personat e mësipër. Beko dhe Skilja porositën birra për vete dhe i jepnin Andi Vyshkës me zor të pinte birra. E mbanin me zor, kundër vullnetit të tij dhe ndenjën në kat të parë te lokali duke pirë birra me zor, rreth një orë, pastaj e hipën në kat të dytë me forcë duke e sharë dhe kërcënuar që do ta vrisnin, do ta zhduknin po të lajmëronte policinë dhe i morën dhe telefonin. Në katin e dytë ai ka qëndruar deri në orën 02:30 të natës së bashku me Thanas Bekon dhe Erist Skilja, të cilët e mbajtën peng për ta grabitur. Ata pinë drogë, kokainë nëpërmjet hundës si dhe i dhanë edhe Vyshkës me zor, me dhunë, duke e gjuajtur me grusht të dy në fytyrë duke e kërcënuar, kërcënuar që të pinte drogë me zor. Ata ia futën me zor, me dhunë në gojë dhe hundë drogën si dhe vazhdonin ti jepnin alkool dhë vazhdimisht e gjuanin me grushta e shkelma. Ata ia grisën bluzën, i grisën pantallonat, e kanë bërë me shenja në fytyrë, ka dëmtim në brinjë dhe te këmbët si e te nofullat. Thanasi ia shqeu bluzën dhe i veshi një bluzë tjetër ngjyrë blu të cilën e ka të veshur aktualisht. Ai fillimisht kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurtëra, ngjyrë si kafe e celët me shkronja përpara. Ai sqaron se e kanë keqtrajtuar dhe dhunuar për shumë orë me qëllim për ta grabitur pasi ai nuk ka patur më parë probleme me këta shtetas. Në orën 02.30 ata e liruan, i dhanë telefonin si dhe kuletën bosh pa lekë duke i thënë: ?...ik në shtëpi dhe mos guxo të lajmërosh në polici...?. Por Vyshka sa hypën në makinë lajmëron menjëherë policinë, e cila erdhi dhe e shoqëroi në Komisariatin e Elbasanit. Pas kallëzimit policia e Elbasanit ka arrestuar Thanas Bekon dhe Erist Selamin, për akuzën e ?Vjedhjes me dhune? e kryer në bashkëpunim dhe ?Heqja e paligjshme e lirise?e kryer në bashkëpunim. Ndërsa në pranga kanë përfunduar dhe dy kamarierët e lokalit të Ilir Bekos, Ervis Islami dhe Eldoralto Gjeli për akuzën e ?Moskallzimit të krimit?, ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetes? dhe ?Deklarim të rremë para oficerit policisë gjyqësore?.Të katër të arr...

Recommended