Rreport TV - Atentati Çapjas e Muçës, Prokuroria kërkon 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapajn

  • 5 years ago
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar sot dënimin me 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapaj, njeriun që dyshohet nga grupi i hetimit se lëshoi dy breshëri automatiku në drejtim të Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, dy anëtarë të grupit ?Çapja? në këtë qytet. Dy prokurorët e çështjes Neritan Hoxha dhe Ritvan Suka për gati 1 orë kanë lexuar konkluzjonet përfundimtare, duke i kërkuar trupit gjykues, deklarimin fajtor të të pandehurit Shkelzen Hasanpapaj dhe dënimin e tij me 22 vite burgim për tentativën e vrasjes ndaj Bledar Muçës dhe Florec Çapja dhe plagosjen e një punonjëse të policisë së Elbasanit. Vepra penale për të cilën akuzohet Hasanpapaj është ajo e ?Vrasje me paramendim ndaj një ose më shume personave? e mbetur në tentative dhe ?Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit?.

Kujtojmë që pas kryerjes së krimit i dyshuari Hasanpapaj është larguar në drejtim të Hollandës, ku dhe në këtë shtet është arrestuar dhe ekstraduar prej andej në Shqipëri.Hasanpapaj kurrë nuk i ka pranuar akuzat e prokurorisë së Elbsanit, por grupi i hetimit pretendon se një analizë ADN ka zbuluar identifikimin e tij në këtë ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në qëndër të Elbasanit. Pritet që në seancën e rradhës të datës 1 tetor 2019 avokatët mbrojtës të shpalosin para gjykatës argumentat e tyre mbrojtës, ku ka shumë gjasa që të kërkojnë deklarimin e pafajshëm të Hasanpapaj. Vetë ky i fundit ka qënë në sallën e gjyqit dhe e ka ndjekur me shumë vëmëndje pretencën e dy prokurorëve, ndërsa të Bledar Muça dhe Florenc Çapja nuk kanë qënë prezent. Çapja dhe Muça janë dy emra të njohur për policinë e Elbasanit dhe në kartotekën kriminale të kësaj policie kanë të renditura disa ngjarje ku dyhsohet se kanë marë pjesë. Ata dyshohet se u qëlluar në datën 6 qershor 2016 nga Shkëlzen Hasanpapaj.

Recommended