Opozita: Vucic po shet arme ne Jemen

  • 5 years ago
Serbia është akuzuar si tregtare e armëve me të cilat luftohet në Jemen. Këtë gjë e ka mohuar Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, e cila përmes një njoftimi ka thënë se kundërshtarët politik nxisin një akuzë të tillë pasi në të nuk ka të vërteta.

Megjithatë, në një shkrim të publikuar në ?Arms Watch?, me tregtinë me armë lidhet i ati i ministrit të Brendshëm serb. Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, tani politikan i opozitës, Zdravko Ponosh, ka thënë se prapa kësaj qëndron vetë Vuçiç, por Presidenti e ka mohuar.

?Nuk e di çfarë t?u them në këtë pyetje. Nuk njoh asnjë tregtar me armë as nga Arabia Saudite apo ndonjë vend tjetër pasi nuk jam marrë me këtë. Ndoshta opozita do të arsyetojë paratë që ka marrë nga ambasada e Katarit. Le të më thonë me kë kam tregtuar?.

Por, si qëndron me të vërtetë puna? Analisti ushtarak Alleksandar Radiç thotë se Serbia shet armë, por këtu nuk ka një problem ligjor. Thotë se reagimi ndërkombëtar nuk ekziston pasi armë shesin edhe SHBA dhe Rusia. Sauditët, siç thotë Radiç, tolerohen.

?Autoritetet amerikane shumë mirë e dinë se ku shkojnë këto pajisje pasi blihen nga Serbia. Është e trishtë të tregohet me gisht në drejtim të Serbisë dhe të flitet se si Serbia shkel norma morale, pasi këtu nuk flasim për parime ligjore pasi nga sauditët kur luftojnë në Jemen dhe shtiejnë në civilë, ata lëvizin me makina Henvey amerikan ku ndodhet armatimi rus. Kështu bëhet kjo luftë dhe amerikanët dhe rusët bëjnë garë për treg?.

Ekspertët thonë se për Serbinë është më shumë temë nëse në këtë aferë ka korrupsion dhe favorizime. Paradat e shpeshta ushtarake dhe testimet në Serbi nuk kanë munguar. Një pjesë e tyre janë edhe si ekspozita për vendet e treta.

Tv Klan

Recommended