Demalia: Partitë politike në Kosovë janë më bindëse, në Shqipëri s'ka alternativë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Ilir Demalia në një analizë për situatën e zgjedhjeve në Kosovë, bëri edhe një paralelizëm me Shqipërinë.

Në një lidhje skype në Ora News, Demalia tha se partitë politike në Kosovë janë më bindëse. Sipas tij ato nuk janë krijuar artificialisht, ashtu si pluralizmi në Shqipëri.

Sipas analistit Demalia, Shqipëria është në gjendje shumë më të vështirë se Kosova për funksionimin e shtetit ligjor.

Ilir Demalia: Partitë politike në Kosovë janë krijuar jo artificialisht siç është krijuar pluralizmi në Shqipëri. Kjo është arsyeja që këto kanë më forcë dhe më bindje. Kanë diferenca, janë qëndrimtare.

Në Kosovë e përmbysën Haradinajn dhe sollën për të provuar LDK bashkë me VV. Kurse në Shqipëri po të bësh zgjedhje sot nuk ke alternative. Pse? Sepse ty po të qarkullon kjo klasë politike, po me të njëjtit njerëz, pa një ndryshim konstruksioni politik, ideologjik, por me një llafologji dhe kur vijnë në pushte bëhen më keq se paraardhësit e tyre. Prandaj dhe shqiptarët kanë shkuar 20% sepse ka humbur totalisht.

Në këtë situatë, Shqipëria është në gjendje shumë më të vështirë se Kosova për funksionimin e shtetit ligjor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/demalia-partite-politike-ne-kosoven-jane-me-bindese-ne-shqiperi-ska-alternative

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended