Ora News - Tragjedia në Pogradec, fshati hap gropa për ujë se nuk ka sistem vaditës

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Hapja e gropave për ujë në mungesë të sistemit vaditës në fshatin Alarup të Pogradecit u mori jetën nënë e bijë.

Një pakujdesi bëri që vajza e vogël vetëm 10-vjeç e familjes Mazelli të përfundonte në gropën me ujë, 2-3 metra e thellë.

Pas saj vrapoi e ëma Liri Mazelli, 35 vjeç.

Nëna e katër fëmijëve jo vetëm që nuk shpëtoi dot të bijën por u mbyt dhe vetë.

Një banor i zonës thotë se banorët e këtij fshati janë të detyruar të krijojnë burime alternative pasi nuk kanë sistem vaditje.

Në këtë fshat, thotë ai, nuk kemi as ujë të pijshëm.

"Gropat shërbejnë për vaditje. Zotëria ka lajthi, qershi, mollë, 10 dynim që vaditen. Gropat janë të thella 2-3 metra. I hapin vetë banorët ku ka ujë se nuk ka sistem vaditje. Po vete 2020 dhe nuk kemi ujë për të pirë në fshat.Me pompa me benzinë vaditim".

Mësohet se kryefamiljari punonte me sezone në Greqi.

"Bashkëshorti është në Greqi me vizë pune tre mujorshe".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tragjedia-ne-pogradec-fshati-hap-gropa-uje-se-nuk-ka-sistem-vadites

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended