Report TV - Djegia e makinës së Dritan Lelit/ Banorët: Shoferi jetonte në pallatin tjetër

  • 5 years ago
Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili ka raportuar nga vendi i ngjarjes ku u dogj makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli duke thënë se 'Range Roveri' ka qene i parkuar pranë banesës
së shoferi të Lelit.

Ndërkohë disa banorë të pallatit ku ishte parkuar makina e djegur kanë dëshmuar se kanë parë të gjithë ngjarjen por nuk kanë parë persona të dyshimtë. Një banorë ka thënë se shoferi i kryebashkiakut jetonte në një pallat tjetër dhe jo tek pallati ku kishte parkuar makinën. Më pas banori tregon se vendi ku shoferi i Lelit kishte lënë makinën ishte vendi ky i biri parkonte makinën e tij dhe fillimisht kishte menduar se ishte djegur makina e djalit.

"Si nuk e pamë ngjarjen, kur dola nga shpia flakë makina, flaka në majë. 4:30 ka qenë ora. Ktu ska ndodhur gjë më parë është qetësi e madhe s'kemi ngacmuar njeri e s'na kanë ngacmuar, as në 97 s'na kanë ngacmuar. Aty është vendi ku le djali makinën, mendova se është makina e djalit tim. Kur dal ishte flaka në majë. Zhurmë nuk dëgjuam, ndriçim ka. Unë iki herët në punë në orën 3. Edhe po u dogj drita unë do të ndërroj, është dritë. Ktu rri shoferi po rri të pallati tjetër." ka thënë një banorë i pallatit.

Recommended