Report TV Ekskluzive- Kushërira e viktimës në Kavajë: Marsida shkonte te banesa e Dritanit

  • 5 years ago
"Dritani dhe Marsida kishin një lidhje dashurie me një milion përqind. Marsida shkonte shpesh herë te shtëpia e Dritanit dhe ai cdo natë. Kohët e fundit nuk e di, nuk dua të gaboj, por di që kanë pasur një histori bashkë".

Kështu shprehet në një lidhje telefonike ekskluzive për Report Tv nga Italia ku jeton kushërira e Dritan Haxhollit që mbeti i vdekur nga përplasja me armë në Kavajë dy ditë më parë.Irida Koçi thotë se nuk duan hakmarrje për atë që ndodhi, po i kërkon Marsida Qatjas që të tregojë të vërtetën se ajo me Dritanin kishin pasur një lidhje dashurie, të cilët 30-vjeçarja e ka mohuar publikisht.

Ajo shprehet se informacionet për raportin mes kushëririt të saj dhe 30-vjeçares i kishte nga halla e saj, nëna e viktimës, pasi vetë nuk kishte komunikim me Dritanin prej shumë vitesh, ndërsa ka një apel për 30-vjeçaren nga Kavaja.

"Marsida nuk e di kë po mbron apo cfarë po mbron? Dakord Marsida! Ti duhet të tregosh të vërtetën" i bën apel Irida Koçi, ndërsa shton se i ka shkruar edhe në rrjetet sociale Marsida Qatjas që të tregojë të vërtetën që mes tyre ka pasur një histori dashurie.

Shqiptarja.com publikoi ditën e djeshme ekskluzivisht dëshminë e plotë që Marsida Qatja ka dhënë para Oficerit Gjyqësor ku rrëfen gjithçka ndodhi brenda apartamentit të saj të enjten pas mesnate, gjithmonë sipas saj.

30-vjeçarja, tha se Dritan Haxholli, që mbeti i vdekur, e ka ngacmuar vazhdimisht dhe se muajin e fundit i shkonte cdo natë poshtë shtëpisë dhe i kërkonte të kryente marrëdhënie intime me të. Por kushëriria e tij dha një tjetër version të ngjarjes.

Recommended