Ora News - Pas 30 vitesh, Lezhës i rikthehet muzeu etnografik

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Pas 30 vitesh mungesë Lezhës do ti rikthehet muzeu etnografik. Bashkia ka nisur punën për ndërtimin e muzeut, ku do të ekspozohen objektet historike që prej vitesh qëndrojnë të magazinuara në bodrumin e bibliotekës së qytetit.

Nën kryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Paçi thotë se muzeu është një domosdoshmëri për këtë qytet me histori mijëra vjeçare, ndërsa shton se do të ekspozohen 250 deri në 300 objekte nga 841 që janë gjithësej të magazinuara.

Ermal Paçi: Kemi 841 objekte që janë të magazinuara që presin për ti parë syri i njeriut. Me hapjen e muzeut etnografik do shfaqim rreth 250 deri në 300 objekte në varësi të hapësirës që do të krijohet. Është një muze që i ka munguar për të paktën 30 vite Lezhës.

Turizmi kulturor e historik në Lezhë tërheq çdo vit mbi 25 mijë vizitorë e turistë, por kjo shifër do të jetë më e lartë me vënien në funksion të muzeut etnografik, pasi vizitorët kanë kërkuar në vazhdimësi që të dinë më shumë rreth këtij qyteti historik.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pas-30-vitesh-lezhes-i-rikthehet-muzeu-etnografik

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended