Ora News - Maratonën e Tiranës e fitojnë sportistët kenianë, Luiza Gega thyen rekordin kombëtar

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës është dominuar sërish nga sportistët kenianë, të cilët kanë qenë fitues të gjysmë-maratonës me gjatësi 21, 0975 km. Ndërkohë që rekordmenia shqiptare, Luiza Gega, u shpall fituese e kategorisë Tirana 10K me kohën 00:33:42, e cila arriti të thyejë sërish rekordin kombëtar.

Fitues i garës së Gjysmë Maratonës (21, 0975 km) për meshkuj doli sportisti nga Kenia Laban Cheruiyot, i cili e realizoi për kohën 01:06:44, ndërsa për femra fituese doli një tjetër sportiste nga Kenia, Christine Moraa Oigo, e cila e realizoi për kohën 01:20:32.

Ndërkohë që në garën Tirana 10K fitues për meshkuj doli Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo me kohën 00:29:57, po nga Kenia. Ndërsa për femra fituese u shpall rekordmenia shqiptare, Luiza Gega me kohën 00:33:42.

Maratona e Tiranës organizohet për të katërtin vit radhazi nga Bashkia e Tiranës dhe është kthyer në një traditë të bukur për kryeqytetin si aktiviteti më i madh sportiv që zhvillohet në Shqipëri. Në këtë maratonë garuan mbi 2500 sportist amator dhe profesionistë nga 42 shtete të ndryshme.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/neser-maratona-e-tiranes-policia-bashkiake-tregon-planin-e-levizjes-dhe-kufizimet-ne-qarkullim-e-parkim

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended