Negociatat, ministrat e Jashtem te BE te percare

  • 5 years ago
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë mbledhur në Luksemburg dhe prej orës 10:30 po diskutojnë për arritjen e një drafti të përbashkët mbi çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Burime të Tv Klan nga takimi thanë se po punohet intensivisht mbi rezolutën paraprake, me shumë gjasë për t'ju afruar qëndrimit të Gjermanisë për çelje me kushte të negociatave. Është Franca që nuk pranon të tregohet fleksibël, as për Maqedoninë e Veriut dhe as për Shqipërinë.
?Nuk jam sot këtu për të vendosur veto, por në një frymë shkëmbimi mendimesh mbi dy parime. Së pari, hapja e negociatave kërkon përgatitje nga Bashkimi Europian dhe ne konsiderojmë sot që ne duhet të rishikojmë në thellësi procesin e negociatave të anëtarësimit. Procesi i zgjerimit është zhgënjyes, i gjatë për vendet përkatëse dhe nuk krijon besim te vendet anëtare, sepse tretet në kohë?, shprehet Amélie de Montchalin, Ministja franceze për Çështjet Europiane.
Të njëjtat burime i thanë Tv Klan se qëndrimit të Francës i është bashkuar edhe Holanda, sipas se cilës Shqipëria nuk është gati ndërsa Maqedonia e Veriut duhet të plotësojë edhe një kusht tjetër.
?Qëndrimi holandez është se çdo vend duhet të vlerësohet në bazë të meritave. Të dyja vendet kanë bërë shumë përpjekje. Lidhur me Maqedoninë e Veriut ne konsiderojmë se duhet të ndërmerret një hap i rëndësishëm, siç është ligji për Prokurorinë Speciale dhe nëse ky kusht përmbushet atëherë ne mendojmë se negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë. Lidhur me Shqipërinë, ne mendojmë se ka ende punë për të bërë dhe se vendi nuk është gati për hapjen e negociatave?, thotë Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok.
Një qëndrim në favor të Shkupit dhe Tiranës po jep Gjermania që është shprehur pro çeljes së negociatave.
?Qëndrimi gjerman është shumë i qartë. Ne mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në bazë të votimit të Bundestagut. Bashkimi Europian ka një përgjegjësi për paqen, prosperitetin dhe pajtimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo do të thotë që ne duhet t?i përmbahemi premtimeve tona?, thotë Ministri i Jashtëm i gjerman, Michael Roth.
Pro dritës jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë shprehur publikisht ministrat e Jashtëm të Rumanisë dhe Finlandës. Presidenca finlandeze po përpiqet që të arrijë një kompromis, por deri tani, burime të ndryshme të shteteve anëtare konfirmojnë se arritja e një marrëveshje sot do të ishte tepër optimiste.
Takimi i Ministrave të Jashtëm në Luksemburg i paraprin atij që krerët e shteteve mbajnë në 17 dhe 18 Tetor në Bruksel, ku do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e 2 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Recommended