Arena - Bello paralajmëron Ramën: Pushteti do bjerë. Fundi është i hidhur dhe dëmi, i madh

  • 5 years ago
#rtvora #arena

Ish-ministri i Jashtëm, Marko Bello i ftuar në emisionin ?Arena? në RTV Ora u shpreh se në demokraci nuk e mban dot pushtetin një njeri i vetëm. Ai thotë se ai do ta mbajë sa do ta mbajë, por do bjerë sërish pushteti dhe fundi do të jetë i hidhur dhe dëmi është i madh.

Bello: Ministri propozohet nga kryeministri, dekretohet nga presidenti dhe konfirmohet nga parlamenti dhe pasi aprovohet nga parlamenti shkon dhe dekretohet nga presidenti sërish dhe ky është akt formal. Unë personalisht vetë kam qenë propozuar nga kryeministri Nano për ministër të Jashtëm, jam dekretuar nga presidenti Moisiu dhe nuk më ka votëbesuar parlamenti për shkaqe të luftës së brendshme. Ministri është shumë i rëndësishëm. Shqipëria këtu ka arritur sot që imponon një njeri

Hila: Ju e cilësoni një rezistencë institucionale?

Bello: Unë fajin kryesor ja vë të gjithë konfliktit kryeministër-president. Përgjithësisht pa marrë anë dhe duke abstraguar nga emrat ia vë përgjithësisht kryeministrave që kanë aq shumë pushtet dhe duan edhe më. Shikoni se ç'ndodh në Shqipëri. Pushtetin vendor e mori një forcë politike, parlamentin e kontrollon forca politike, mendohet që edhe sistemin gjyqësor ta kontrollojë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/bello-paralajmeron-ramen-pushteti-do-bjere-fundi-eshte-i-hidhur-dhe-demi-i-madh

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/gKEE3fsXWzA
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended