Ora News - Zbardhet dëshmia Si e zbuluam lojën, Genti hapi pakot, në vend të kokainës gjeti orizin

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Dëshmia e punonjësit të portit Ardian Bega ka zbardhur detaje nga kapja e kontejnerëve të nisur me kokainë nga Ekuadori ku lënda narkotike ishte zëvendësuar me oriz në portin e Pireut. I arrestuari ka thënë se pas nxjerrjes së pakove nga porti ilegalisht, Gentian Malindi ishte dyshues dhe ka kontrolluar fortësinë e pakove dhe ambalazhin e tyre. Më pas teksa ecnin me makinë në Zonën e Plepave, Malindi ka hapur dy pako ku pasi ka gjetur oriz i ka hedhur në tokë dhe është arratisur.

Ora News ka zbardhur dëshminë e punonjësit të portit Ardian Began në lidhje me kokainën e bllokuar pas daljes nga porti i Durrësit më 19 shtator të këtij viti. Punonjësi i portit tashmë i arrestuar ka treguar para hetuesve se Gentian Malindi i kishte kërkuar ndihmë për të nxjerrë diçka nga kontejnerët që kishin mbërritur në Durrës nga Greqia. Sipas Begës, Malindi i kishte premtuar atij 200 mijë lekë nëse habiste rojet e portit në kohën kur personi tjetër Altin Myslimhaka ka shkuar tek sheshi i kontejnerëve dhe ka nxjerrë prej andej pakot e para me lëndë narkotike.

I arrestuari ka dëshmuar se pas marrjes së pakove, Malindi ka nisur makinën dhe i ka kërkuar Myslihakës të prekte qeset me kokainë duke i thënë ?shtypi pak dhe shiko nëse japin si boshllik?.

Altini i tha ?po, ashtu më duket", ndërsa Genti i kërkoi të nxirrte një nga pakot dhe kontrolloi paketimin.

Më pas i kërkoi të nxirrte dhe një tjetër dhe e pyet nëse ishin gjithsej 22. Në ato moment i pyeta duke u thënë ?çfarë është kjo? por Genti i acaruar më kërkoi të pushoja dhe mori pakon e dytë të cilën pasi e shikoi tha ?nuk është kjo mbështjellja, qenka lojë? duke na kërkuar që të mos flisnim pasi ?kishte çip?.

I arrestuari tregon edhe momentin kur në pako kanë zbuluar oriz.

?Kur po lëviznim në zonën e Plepave, Genti kërkoi hapjen e pakove dhe pasi në dy prej tyre gjetën oriz, hodhën çantën nga makina. Gentian Malindi po ecte shumë shpejt, unë nuk di me detaje çfarë ndodhi më pas sepse isha I tronditur më kanë lënë diku dhe është larguar. Kam shkuar në shtëpi dhe dy orë më vonë kanë ardhur policiët që më kanë arrestuar. "

Më 19 shtator 2019 në portin e Durrësit u kapën 4 kontejnerë të nisur nga Ekuadori ku ishte fshehur 137 kilogramë kokainë. Autoritetet amerikane dhe policia greke zbuluan ngarksën në portin e Pireut dhe para mbërritjes së saj në Shqipëri zëvendësuan kokainën duke mbushur pakot me oriz. Pas tërheqjes së disa pakove nga porti i Durrësit policia ka shpallur në kërkim Gentian Malindin ndërsa ka arestuar punonjësin e portit Ardian Bega dhe Altin Myslihhakën.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zbardhet-deshmia-si-e-zbuluam-lojen-genti-hapi-pakot-ne-vend-te-kokaines-gjeti-orizin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN...

Recommended