Report TV - Gjuzi - Ruçit: Nuk ka zog nëne të më kërcënojë

  • 5 years ago
Deputeti Kujtim Gjuzi nga foltorja e Kuvendit u shpreh sot se është kërcënuar pas vërejtjes së kryetarit të Kuvendit në seancën e kaluar për veshjen.

"Çfarë Kodi kisha shkelur herën tjetër? Në orën 14:19 minuta më ka ardhur mesazh kërcënues për veshjen" u shpreh Gjuzi.

Ndërkohë që Ruçu iu përgjigj duke i thënë se "Unë nuk të kam kërcënuar, por të kërkova të zbatosh etikën dhe të mos ndalosh autoshkolla te dera e parlamentit". Seancën e kaluar Gjuzi ishte veshur sportiv.

Recommended