Ora News - Gjirokastra pa landfill, plehrat pushtojnë qytetin vetëm 500 m larg tij

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Menaxhimi i mbetjeve urbane në Gjirokastër është një problem madhor pasi depozitohen vetëm 500 m larg qytetit. Kjo situatë është shqetësuese jo vetëm për banorët por edhe për drejtorin e shërbimeve publike ngre alarmin sos dhe shton se kjo situatë është e pafalshme.

Mbetjet urbane në Gjirokastër depozitohen jo më shumë se 500 m larg banesave duke u kthyer në një shqetësim serioz për banorët e këtij qyteti.

Panorama e qytetit te UNESCO është trishtuese. Vendgrumbullimi i mbetjeve ndot ajrin, ndërsa shihet sipërfaqja e tejmbushur nga mbetjet te cilat depozitohen aty .

Kapaciteti grumbullues i këtij sheshi është ezauruar ndërsa drejtori i shërbimeve publike Ylli Muho ngre alarmin sos.

Ylli Muho: Kjo odiseja e landfillit këtu ka 20 vite që është thënë dhe stërthënë nga qeveritarë lokalë dhe qendror, por deri më sot nuk është bërë asgjë. Këtu është e pafalshme që në një territor 1 km larg qytetit të UNESCO-s, larg qytetit të emrave të mëdhenj të jetë kjo gjendje katastrofë. Ne së paku duhet të skuqemi. Të gjithë kryetarët e bashkive nuk e kanë vrarë shumë mendjen për Agjencinë e Shërbimeve Publike. Atje mungon gjithçka.

Bashkia e Gjirokastrës pritet qe shume shpejt të lidhë një kontratë me landfillin e Bajkajt për grumbullimin e mbetjeve urbane dhe për zgjidhjen e kësaj situate, por edhe kësaj iniciative i duhet kohë të zbatohet deri në momentin e ndërtimit te rrugës Delvinë-Kardhiq.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/gjirokastra-pa-landfill-plehrat-pushtojne-qytetin-vetem-500-m-larg-tij

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended