Ora News - Hetimet, 40 persona të shoqëruar për atentatin ndaj prokurorit Ndoj

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Deri tani janë shoqëruar rreth 40 persona që dyshohet se kanë dijeni për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Ndërkohë shoqërimet vazhdojnë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila drejton hetimet për këtë ngjarje.

Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj raporton se grupi hetimor po vazhdon identifikimin dhe vlerësimin e kamerave të sigurisë në lokalin ku drekonte prokurori para se të bëhej pre e atentatit, por edhe gjithë trajektores që ka ndjekur deri tek mbikalimi i Shkozetit.

Vlerësimi i kamerave do të bëhet për të parë nëse Ndoja është ndjekur që kur ka dalë nga lokali, apo atentatorët e kanë pritur tek mbikalimi i Shkozetit.

Grupi hetimor është duke bërë edhe vlerësimin e provave të tjera, të cilat janë gjetur në automjet, dy kallashnikov dhe dy maska që dyshohet se janë të autorëve.

Po ashtu grupi hetimor ka identifikuar edhe një makinë tip Skoda që është ndaluar pranë vendit të ngjarjes. Për këtë po punohet për verifikimin nëse ka lidhje me autorët, apo ishte rastësisht në vendin e atentatit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/hetimet-40-persona-te-shoqeruar-atentatin-ndaj-prokurorit-ndoj

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended