Opozita serbe proteston kunder Vuçiç

  • 5 years ago
Opozita serbe ka rrethuar çdo hyrje të Radio Televizionit të Serbisë. Intervista e paralajmëruar e Presidentit Aleksandar Vuçiç, ka zgjuar reagime të ashpra. Tri studente kishin pyetje për të që besonin se nuk do t'ia shtronte gazetarja. Një publikim në internet u mbështet dhe aty dolën qindra njerëz. Mbështetja e parë erdhi nga grupi nacionalist "Dveri", lideri i së cilës udhëhoqi protestat.

?Vuçiç është një frikacak politik që ka frikë prej tri studenteve dhe shmang kundërshtarin e tij politikë prej vitesh për përballje?.

Në pjesën e hyrjes kryesore ishin mbledhur dy grupe, njëra që shante opozitën e tjetra Presidentin. Kjo përballje zgjati rreth një orë.

Tensionet u ngritën pasi dhe zyrtarët shtetërorë deklaruan gjatë ditës se po përgatitej sulm kundër Presidentit.
Ora po afrohej 21:00 kur niste emisioni "Upitnik" ose pikëpyetja. Të gjitha hyrjet të bllokuara me qytetarë. Enigma nga do të futej Presidenti ngeli e tillë. Pak më vonë emisioni kishte filluar dhe Vuçiç theksoi se kishte arritur aty në këmbë.
Protestuesit e quajtën frikacak dhe thanë se nuk është e qartë se ku është intervista dhe si është futur në godinë. Por, një porosi ia çuan se një gjë është e sigurt.

?Vuçiç duhet ta dijë se nuk ia kemi frikën dhe fundi i tij politik do të vijë pavarësisht se ai fshihet nëpër vrimat e miut për t?u futur në television?
Protestat kundër Vuçiç kanë filluar një vit më parë. Por, nuk kanë patur shumë efekt. Protestuesit thanë se dëshironin dhe i treguan Vuçiç që nuk ia kanë frikën. Presidenti i quajti ata fashist.

Category

📺
TV

Recommended