Report TV -U trafikua nga xhaxhai në moshën 16-vjeçare! Pa Gjurmë gjen vajzën në Tel Aviv

  • 5 years ago
TIRANE- Pas 6 vitesh pa dëgjuar zërin e njëra tjetrës, nënë e bijë kanë shkëmbyer telefonatën e parë gjatë emisionit Pa Gjurmë, një telefonatë jo e zakontë. Zogë Myrtaj e cila ishte denoncuar e zhdukur ka shkëmbyer një përshëndetje të ftohtë me nënën e saj, ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat e vajzës e cila ka fajësuar familjen se nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të gjetur vendndodhjen e saj.

Zoga e cila sot jeton në Tel Aviv, Izrael ku edhe është martuar dhe ka krijuar familjen e saj pranon se xhaxhai i saj ka tentuar ta trafikojë dhe nuk ia fal familjes që vazhdojnë të mbajnë kontakte me të. 22-vjeçarja thotë se nuk do të ketë kontakte me asnjë prej familjarëve.Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

Recommended