Ora News - Tirana kryeqyteti i zhurmave, ndotja akustike tej normave të lejuara

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Nga mëngjesi deri në mbrëmje, thuajse në çdo rrugë, qytetarët janë të ekspozuara ndaj ndotjes së lartë akustike.

Është gati e pamundur të gjesh një vend të qetë e t`ju shpëtosh borive të makinave apo zhurmës që vjen prej kantiereve te ndërtimeve që kanë mbirë kudo në kryeqytet.

Ekspertët thonë se niveli i ndotjes akustike është i lartë dhe tej normave të lejuara sidomos pranë kryqëzimeve.

Gjoka: Janë kryqëzimet që ndodhen në perimetrin e sheshit "Skënderbej", sic është kryqëzimi që shkon në rrugën e Dibrës, kryqëzimi që shkon në bulevardin e parë, kryqëzimi i rrugës së Durrësit, ai i rrugës së Kavajës, tek Myslym Shyri, të cilët kanë tejkalim të standardit mbi 25 decibel, nga ai i lejuar 55 decibelëve.

Shkaku kryesor sipas Rodion Gjokës mbetet trafiku i rënduar.

Gjoka: Por edhe aktivitete të ndryshme të ndërtimit janë faktorët kryesorë që e shkaktojnë këtë problematikë.

Të rrethuara nga zhurmat janë edhe institucionet arsimore.

Gjoka: Kemi një listë më të paktën 8-9 institucione arsimore që ne e konsiderojmë si lista e kuqë që janë më tepër të afektuara nga tejkalimi i zhurmave, këtu mund të përmend shkollën "Sabaudin Gabrani" dhe "Vasil Shanton".

Shqetësimi për ndotjen e lartë akustike ngrihet edhe nga qytetarët, madje disa prej tyre shprehen të penduar që e kanë zhvendosur jetesën në kryeqytet.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tirana-kryeqyteti-i-zhurmave-ndotja-akustike-tej-normave-te-lejuara

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended