Shqipëria e para/ Meta thërret popullin: Merrni në dorë fatin tuaj

  • 5 years ago
Presidenti Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë të jashtëzakonshme në presidencë dhe është shprehur se qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre.

?Në Kuvend nuk plotësohet numri kushtetues i deputetëve, sikundër përcaktohet në Kushtetutë. Kuvendi dhe qytetarët janë lënë pa gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese.

Kur Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, term që nuk njihet në Kushtetutë, është zgjedhur në mënyrë anti-Kushtetuese për të arritur ato rezultate që ju i dini të gjithë.

Kuvendi ka miratuar mbi 20 nisma anti-kushtetuese, ndërsa po shkelen të drejtat e qytetarëve. Vendi po shpopullohet, dhe mungojnë investimet e huaja serioze nga SHBA, Gjermani, Britania e Madhe.

Qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre, të mbrojnë Kushtetutën. Presidenti do të kërkojë që të marrë mbështetjen e të gjithë popullit shqiptar për referendumin e mbrojtjes së Republikës. Le të vendosë populli nëse do të zgjedhë që vendi të shkojë drejt një diktature apo do të mbrojë Kushtetutën, të ardhmen e vendit. Shqipëria e para?




Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended